
Atletico, gati ta lë Felixin të largohet
23 nëntor 2022
| 13:24
Atletico Madridi është gati ta lërë të largohet në formë huazimi sulmuesin Joao Felix.
Lojtari është i pakënaqur te “Los Colchoneros”. Sipas asaj që bën me dije “AS”, lojtari është duke ia “shkelur” syrin Manchester Unitedit, që me largimin e Cristiano Ronaldos në janar, synon të gjejë menjëherë një zëvendësues. Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në këtë afat kalimtar.