Atletico kërkon yllin e PSG-së

11 dhjetor 2018 | 16:36

Drejtuesit e Atletico Madridit po punojnë për t’i dhuruar një lojtar të madh Diego Simeones. Siç raporton “France Football”, klubi spanjoll ka hedhur sytë nga PSG-ja dhe preferenca e tyre është Edinson Cavani, një nga sulmuesit më të mirë në botë.

PSG-ja kërkon 50 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit, ndërsa transferimi i tij mund të ndodhë në verë. Atletico nuk do e ketë të thjeshtë, pasi për sulmuesin uruguaian ka konkurrencë.

Napoli dhe Chelsea janë të interesuara për Cavanin, por në fund do e bëjë diferencën vullneti dhe dëshira e vetë lojtarit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diva e muzikës, Rihanna po vazhdon që të jetë njëra…