Atletico Madrid synon transferimin e Verrattit

12 korrik 2023 | 11:14

Pas 11 vitesh karrierë të shpenzuar te “gjigantët” francezë të PSG-së, “arkitekti” italian i mesfushës, Marco Verratti shihet gjithnjë e më larg “parisienëve” këtë merkato verës dhe “aventura” më e re për italianin mund të fillojë në Spanjë.

Sipas raportime më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, Atletico Madrid shpreson se ulja e pagave nga bordi i kampionëve të Francës, mund të ndikojë në largimin e italianit drejt një destinacioni të ri.

Italiani është objektivi kryesor i “Los Colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigantët” francezë kryejnë disa transferime të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetor kërkohej si zëvendës i Manuel Neuer, por tani…