Atletico Madrid triumfon në ‘Metropolitano’ ndaj Bilbaos
Dueli kryesor i kësaj jave në kampionatin spanjoll te futbolli, La Liga ishte padyshim përballja në “Civitas Metropolitan”, mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, e cila përfundoi me fitoren e “bardhekuqve” të Madridit me rezultatin minimal 1 me 0.
“Los Colchoneros” tentuan gjatë gjithë minutave për të gjetur golin e avantazhit, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0. Në pjesën e dytë djemtë e Diego Simeon vazhduan sulmet, teksa arritën të gjenin golin e fitores në minutën e 73’-të, pas një kombinimi të dyshës së “re” të Atletico Madrid, Memphis Depay-Antoine Griezmann, me francezin që çoi topin në rrjetën e Bilbaos.
Me këtë fitore Atletico vazhdon të ruajë pozitat e saj në vendin e 4-t të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani, 41 pikë dhe vazhdon rrugëtimin e saj të sigurtë drejt një “bilete” Champions-i.