Atletico mendon shitjen e Lemarit
07 janar 2019
| 22:06
Tek Atletico Madridi është hapur një çështje që lidhet me Lemarin.
Francezi që u ble jo pak, por 70 milionë euro nga Monaco në verën e kaluar, nuk po bind në fushë duke shfaqur edhe dyshime për trajnerin Diego Simeone.
Edhe në ndeshjen e fundit me Sevillan lojtari u zëvendësua në minutën e 60, pa lënë gjurmë në fushë dhe mësohet se drejtuesit po mendojnë edhe ta shesin.
Ata presin një sinjal nga lojtari për pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse situata nuk ndryshon, shitja e tij duket e pashmangshme teksa ka ekipe të Premierë Ligës që e pëlqejnë lojtarin francez.