Atletico mezi e mposhti Gironën

13 mars 2023 | 23:12

Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale si mysafir i Sporting Gironës, 0:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligës.

Një gol i Alvaro Moratës në minutën e katër të lojës shtesë fillimisht u anulua, mirëpo goli u pranua pas rishikimit me sistemin VAR.

Atleticoja e përforcon sadopak pozitën e tretë me 48 pikë, tri më shumë se Real Sociedadi që u ndal me barazim te Real Mallorca.

Ndërkaq, Girona zë vendin e 12-të me 30 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes ndaj Fiorentinës, Milani është ndalur sërish këtë herë…