Atletico mposhti Elchen, shkëlqen Suarezi
19 dhjetor 2020
| 16:48
Atletico Madridi ka shënuar fitore prej 3 me 1 në shtëpi ndaj Elches.
Luisa Suarez pati paraqitje të shkëlqyer, duke shënuar dy gola. Për të asistuan Trippier e Carrasco.
Kurse golin e tretë për Atleticon e shënoi Diego Costa nga penaltia në minutën e 80.
Golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Boye në minutën e 64.
Me këtë fitore Atletico mban kreun e tabelës me 29 pikë, derisa Elche në vendin e 15 ka 14 pikë.