
Atletico ndalet nga Girona
02 dhjetor 2018
| 18:26
Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Girona.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Stuanit, i cili në minutën e 45 u tregua i saktë nga penaltia. Derisa një pikë për Atleticon e siguroi autogoli i shënuar nga Ramalho në minutën e 82.
Atletico në vendin e tretë ka 25 pikë, kurse Girona në të gjashtin ka 21 pikë.