Atletico në bisedime me PSG-në për Verrattin

19 korrik 2023 | 14:26

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka përfunduar në listën e dëshirave të Atletico Madridit dhe trajnerit Diego Simeone, i cili e do italianin në “Ëanda Metropoliano” këtë verë.

Atletico ka nënshkruar deri tash me Javi Galan, Caglar Soyuncu, Cesar Azpilicueta dhe Santiago Mourino, kurse tash synon edhe mesfushorin italian. Marco Verratti admirohet masivisht nga Atletico dhe ata po ëndërrojnë të nënshkruajnë këtë verë me yllin italian.

Sipas gazetarit të “L’Equipe”, Loic Tanzi, drejtuesit e Atleticos kanë nisur negociatat paraprake me Paris Saint-Germain për një nënshkrim të mundshëm të Verrattit. Asnjë ofertë nuk është bërë ende, por në varësi të rezultatit të bisedimeve, një ofertë mund të bëhet në dy javët e ardhshme. Çmimi i futbollistit është 80 milionë euro, një shumë jo e vogël për tu paguar nga Atletico.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë…