![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/suarez.jpg)
Atletico përmbysi Milanin, Liverpooli shkatërroi Porton
Skuadra e Atletico Madridit e ka mposhtur Milanin me përmbysje (1-2).
Kuqezinjtë shënuan të parët me anë të Rafel Leao, në minutën e 20-të. Nëntë minuta me vonë Kessie u ndëshkua me karton të kuq dhe Milani mbeti pa një lojtar, derisa këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli Atletico që shënoi dy herë.
Griezmanni barazoi rezultatin gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, derisa Suarez në minutën e shtatë shtesë e shënoi golin e fitores nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e shkatërroi Porton duke e mposhtur me rezultat 1-5. Nga dy gola i shënuan Salah dhe Firmino, kurse një gol e shënoi Mane. Për vendasit shënues ishte Taremi.
Pas dy ndeshjeve, Liverpooli ka 6 pikë. Atletico zë vendin e dytë me 4 pikë, në vend të tretë pozicionohet Porto me 1 pikë dhe Milani mbetet në koutën 0 pikë.
/Epoka e re/