Atletico prish kontratën me Diego Costan

29 dhjetor 2020 | 14:32

Atletico e Madridit ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen me sulmuesi Diego Costa për të zgjidhur kontratën e tij. Lojtari, i cili i kërkoi klubit të largohej për arsye personale, mbyll kështu përvojën e tytë e fanellën e “Los Colchoneros”.

Sfida ndaj Real Sociedadit do të jetë e fundit për Diego Costan me skuadrën nga Madridi. Në fakt, viti 2020 nuk është për tu mbajtur në kujtesën e Diegos. Vështirë se ka pasur një muaj të qetë për sulmuesin me origjinë braziliane.

E nisi vitin me një hernie që e largoi nga fushat e lojës për muaj me radhë, më pas pësoi një një trombozë venoze të shkaktuar si një efekt dytësor nga COVID-19. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, arsyet familjare kanë nxitur largimin e tij disa muaj para se të përfundonte kontratën e tij si bardhekuq (qershor 2021).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…