Atletico refuzon ofertën e Juves për De Paulin
26 dhjetor 2023
| 12:23
Juventusi ka nisur nga puna për merkaton e janarit, me skuadrën torineze që po mendon të përforcojë mesfushën.
“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën zyrtare për Rodrigo De Paul, por së fundmi italianët kanë marrë përgjigje negative nga Atletico Madrid. Spanjollët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga lojtari, por sipas medieve italiane, Juventus nuk do të heqë dorë dhe po përgatit një ofertë të re.
“Bardhezinjtë” kërkojnë me çdo kusht të përforcojnë repartin e mesfushës pas pezullimit të Pogba dhe Fagiolit, ndërkohë që një tjetër emër shumë i përfolur është Philipps.