
Atletico shkon në finale të Ligës së Evropës, eliminon Arsenalin
03 maj 2018
| 23:06
Atletico Madridi është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, duke e eliminuar në finale skuadrën e Arsenalit.
Ishte Diego Costa që e çoi Atleticon në finale, duke shënuar sot golin e fitores në minutën e 45+2, transmeton Koha.net. Për të asistoi Griezmann.
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 1-1, kurse me fitoren në shtëpi Atletico kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.