Atletico thyen Gironën

13 prill 2024 | 16:14

Atletico Madrid koleksionon fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Los Colchoneros mundi 3-1 Gironan, në ndeshjen e luajtur në Metropolitano Stadium (Madrid). Mysafirët realizuan me Dovbyk në minutën e katërt, pas një asisti të Couto.

Ekipi i Simeones përmbysën shifrat që në pjesën e parë me Griezzman dhe Correa. Në fillimin e pjesës së dytë, Griezmann vendosi në kasafortë 3 pikët.

Atletico Madrid renditet në vendin e katërt dhe synon që deri në fund të ruajë këtë pozicion, pasi i siguron kualifikimin në Champions. Girona gjendet në vendin e 3-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit…