Atletico transferon Kondogbian  

03 nëntor 2020 | 15:03

Atletico Madridi e ka konfirmuar blerjen e Geoffrey Kondogbia nga Valencia, për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Atleticos iu lejua ta sjellë mesfushorin francez si zëvendësues emergjent jashtë afatit kalimtar të futbollistëve, sepse Arsenali e kishte paguar klauzolën e Thomas Partey në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në tetor.

Kondogbia do të kalojë nga “Mestalla” në “Estadio Wanda Metropolitano” për 15 milionë euro. Mesfushori 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Atleticon deri në vitin 2024.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…