Atletico zyrtarizon transferimin e Felipes
03 korrik 2019
| 14:37
Mbrojtësi Felipe është zyrtarizuar si lojtar i ri i Atletico Madridit, kurse ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
“Felipe Augusto de Almeida Monteiro mbërrin në aeroportin e Madridit të mërkurën. Braziliani, i cili do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin më 4 korrik, do të nisë menjëherë fazën përgatitore me ekipin”, shkruan Atletico në faqen e vet zyrtare.
Felipe luajti 142 ndeshje në 3 sezone, me 11 gola të shënuar, ndërsa ka luajtur 27 ndeshje në Ligën e Kampionëve.