Atletja holandeze arrestohet me 50 kg drogë në makinë

27 korrik 2019 | 08:26

Atletja holandeze Madiea Ghafoor është arrestuar nga policia në kufirin gjerman, pasi në makinën e saj u gjetën 50 kilogramë drogë të llojit metamfetamin dhe ekstazë, me vlerë 2 milionë euro. 26-vjeçarja ka qenë në Dusseldorf të Gjermanisë duke kryer një seancë stërvitore dhe më pas është arrestuar në një kontroll rutinë, edhe pse ajo e ka mohuar se kishte substanca të ndaluara në makinë.

Madiea Ghafoor është arrestuar më 18 korrik, por vetëm para një jave kanë dalë detaje nga një operacion anti-drogë dhe policia gjermane konfirmoi arrestimin e saj. Ajo ka marrë pjesë nën flamurin e Holandës në “Rio 2016” në stafetën 4×400 metra, së bashku me koleget e saj.

Federata e Atletikës në Holandë janë shprehur të shokuar nga ky lajm dhe nëse akuzat vërtetohen, atëherë karriera e sportistet ka marrë fund.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte është zhvilluar miqësorja e parëndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku…