Atletja më seksi në botë sfidon Haalandin: Në 400 metra mund ta mposhti

24 gusht 2023 | 16:38

Gjermania Alica Schmidt, e cila konsiderohet si atletja më seksi në botë, ka sfiduar yllin e futbollit Erling Haaland, në garën e 400 metrave, pasi më parë kishte mposhtur gjermanin Mats Hummels.

Alica Schmidt ka fituar dy medalje evropiane për të rinjtë në stafetën 4×400 metra. Megjithatë, ajo ka edhe një karrierë si modele, ndërsa në rrjetet sociale ndiqet nga më shumë se 4 milionë persona.

Në anën tjetër, sulmuesi i Manchester City-t është një yll në rritje teksa sezonin e fundit realizoi 53 gola në 52 ndeshje me kampionët në fuqi të Evropës.

Schmidt, tashmë 24 vjeçe, përfaqësoi Gjermaninë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Budapest. Ajo është shprehur se mund ta mposht norvegjezin në garën e 400 metrave, por ka dyshime në 200 metra.

“Unë mendoj se në 400 metra mund ta mposht. Në 200 metra do të ishte e vështirë. Megjithatë, do të isha e lumtur nëse do të pranonte të garonte me mua. Unë jam gati. Eja dhe e provojmë kush është më i shpejti”, ka thënë bukuroshja gjermane për gazetën norvegjezë Dagbladet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përplasje e ashpër ka ndodhur të enjten në Gjykatën Speciale…