Atletja ruse pezullohet 4 vjet
30 tetor 2018
| 12:03
Sportistja ruse e hedhjes së çekiçit, Tatyana Kachegina, është pezulluar me 4 vjet nga të gjitha veprimtaritë, pasi ka rezultuar pozitive me disa substanca të ndaluara, lajm që është konfirmuar nga “Associated Press”.
Pas një kontrolli antiodoping, në urinën e sportistes janë gjetur një “koktej” lëndësh të ndaluara si steroidë anabolizues (turinabol dhe stanozolol), meldonium dhe hormoni i rritjes GHRP-2.
Ky është pezullimi i parë që vjen për atletikën ruse që kur WADA vendosi ta njohë laboratorin e saj në Moskë dhe IAAF hoqi pezullimin trevjeçar të atletikës ruse.