Atletja ukrainase thyen rekordin 37-vjeçar botëror në kërcim të larti

10 korrik 2024 | 14:41

Etapa e fundit e Ligës së Diamantit në atletikë zhvilluar në Paris ka dhuruar një rezultat të jashtëzakonshëm. atletja ukrainase Yaroslava Mahuchikh ka thyer rekordin botëror në kërcim së larti, duke kërcuar 2.10 metra.

Ajo përmirësoi me një centimetër rekordin 2.09 metra që ishte vendosur 37 vite më parë, më 30 gusht 1987 në Romë nga bullgarja Stefka Kostadinova. Një rekord që kishte zgjatur jashtëzakonisht shumë e që sot ka një mbajtëse të re. Mahuchikh e kishte siguruar më herët vendin e parë në këtë garë.

Ajo vendosi të kërcejë fillimisht 2.07 metra, duke e realizuar me sukses dhe vendosi rekord kombëtar. Më pas, shtiza u ngrit në 2.10 metra. Ajo e realizoi këtë kërcim që në provën e parë, duke shpërthyer në lot nga gëzimi. Atletja 22-vjeçare ukrainase mori duartrokitjet e gjithë stadiumit, ndërkohë që një muaj më parë kishte fituar medaljen e artë në Evropian në këtë disiplinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në finalen e Berlinit do të shkelë Spanja, e cila…