“Aty e gjithë jeta ime u shkatërrua” Adele bën rrëfimin e rrallë për divorcin: Kjo është shumë e turpshme
“Nuk isha e lumtur. Asnjëri prej nesh nuk bëri asgjë të keqe”, kështu ka deklaruar këngëtarja e famshme, Adele, në lidhje me divorcin e saj me Simon Konecki. tha ajo për Vogue
Këngëtarja britanike ka folur hapur për “Vogue” në lidhje me ndarjen nga 47-vjeçari që bëri shumë bujë në media.
“Asnjëri prej nesh nuk e lëndoi njëri -tjetrin apo diçka të tillë. Thjesht mendova: Dua që djali im të më shohë me të vërtetë të dashuruar. Është shumë e rëndësishme për mua. Që nga ajo kohë po përpiqem të gjej lumturinë time”, u shpreh ylli i muzikës.
Prindërit e djalit 9-vjeçar, Angelo, e mbajtën të fshehtë ndarjen për një kohë të gjatë.
“Duhet të merrnim kohën tonë sepse ishte një fëmijë në mes. Unë i besoj atij jetën time. Përfundimisht zgjodha babanë e përsosur për fëmijën tim. Kjo është një nga gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë”, shtoi 33-vjeçarja.
Këngëtarja e famshme ka shtuar më pas se ata jetojnë afër njëri-tjetrit dhe ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre.
“Ai nuk është një nga ish-at e mi. Është babai i fëmijës tim”, shpjegoi ajo, duke shtuar se e kishte të vështirë të pajtohej me faktin se divorci ndikoi vërtet te djali i tyre.
“U ndava për të gjetur lumturinë time, por bëra Angelon të palumtur. Nëse do ta gjej atë lumturi dhe ai më sheh të lumtur, atëherë ndoshta do të jem në gjendje të fal veten time për mërzitjen që i shkaktova. Ai më pa drejt e në sy dhe tha: ‘A mund të më shikosh?’, dhe unë iu përgjigja: ‘Uh, po’. Ndërsa ai mu kthye: ‘Sepse unë s’mund të të shoh’. Aty e gjithë jeta ime u shkatërrua”, rrëfen Adele.
Kjo e fundit foli edhe për martesën me Konecki, e cila zgjati shumë pak.
“Ne u martuam kur isha 30 vjeç … dhe pastaj u largova”, para se të shtonte se nuk do të hynte në detaje, se sa ditë kohë pas dasmës u ndanë.
“Jam turpëruar, kjo është shumë e turpshme. Nuk zgjati shumë martesa. Thjesht nuk ishte … Nuk ishte më e përshtatshme për mua. Nuk doja të përfundoja si shumë njerëz të tjerë që njihja”, tregon Adele.