Aty ku i shëruan plagët e lirisë, më 22 prill 1998 u themelua Spitali Ushtarak i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit në Irzniq

22 prill 2024 | 16:20

Lagjja Kodra e Dodës në fshatin Irzniq kishte marrë barrën për të bërë sa më funksional spitalin ushtarak të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit të komanduar nga Ramush Haradinaj, duke i ofruar shtëpitë e tyre për nevoja të UÇK-së si dhe angazhimi i te gjithë banoreve te kësaj lagje për nevoja ushtarake dhe sigurimin e tyre.

Spital ushtarak në Irzniq ishte pajisur relativisht mirë me barna fillimisht prej ambulancave private dhe pastaj nga fshati Irzniq me një sasi të madhe barnash në vlerë mbi 6.000 DM që ishin siguruar nga bashkatdhetarët që gjendeshin në botën e jashtme.

Që në fillim ishte ndier nevoja që për të funksionuar spitali ushtarak duhen specialistë të të gjitha lëmive, sidomos kirurgë dhe ortopedë, anesteziologë etj.,
Në shtëpinë e Agron Islamaj më 22 prill 1998 u vendos Spitali Ushtarak. Kjo shtëpi ishte mirë e rregulluar dhe ishte e pabanuar, sepse kjo familje gjendej në Gjermani.

Në katin e parë të shtëpisë ishte një dhomë që shërbente për të plagosur, në anën tjetër ishte salla e operacioneve dhe ambulanca e urgjencës ku trajtoheshin të plagosurit, ndërsa në katin e dytë ishte vendosur Laboratori në të cilin kryheshin analizat mjekësore, në anën tjetër të Laboratorit ishte dhoma e transfuzionit të gjakut.

No description available.

E gjithë aparatura mjekësore në këtë spital si; EKG, pajisje sanitare dhe kirurgjike dhe shumë barna i sollën nga ambulanca private vëllezërit Haki dhe Ilmi Shehu, të cilët u inkuadruan të parët në këtë spital. Po ashtu, edhe shumë materiale shëndetësore duke përfshi barna, antibiotik, fasha dhe disa shtretër i kishin sjell udhëheqësit e fshati Prejlep, ata këto materiale i kishin ble për nevoja të fshati të tyre me mjetet e financuara nga banorët e këtij fshati që qindëshin në botën e jashtme.

Intervenimi i parë kirurgjikal ndodhi te ushtari i plagosuri i njohur në luftë me nofkën “Fazlia” ku në trupin e këtij luftëtari dr. Ilmi Shehu nxori copat e granatave, ku aty i pranishëm ishte edhe komandanti Ramush Haradinaj, pra në oden e burrave të Malë Sh. Berishës, e pastaj u vendos në shtëpinë e Sylë Haxhisë.

Veprimtari i çështjes kombëtare, ish i burgosuri politik i viteve 1981 mjeku Adem Çeku nga Irzniqi, caktohet përgjegjës i këtij spitali. Kontributi i pamohueshëm që në fillim ishte i vëllezërve Shehu nga fshati Prejlep, këta të dy tashmë ishin vendosur si mjek të përhershëm në spital pastaj u ndihmuan nga kolegët e tyre si anesteziologu Ilir Beqiri. Pas sulmit në fshatin Vranoc inkuadrohet edhe kirurgu i mirënjohur prof. dr. Avdyl Krasniqi më të vëllanë.

Salla e operimit ishte blerë me një shumë simbolike diku 10, 000 DM prej mjekut Enver Muja. Mjetet financiare për blerjen e sallës ishin siguruar nga Këshilli Emergjent në Pejë. Këto mjete Binak Dinaj nga Raushiqi së bashku me dr. Baton Tahirsylajn i kishin sjell në spital, e më vonë edhe ortopedi Enver Muja ishte angazhuar në këtë spital.

Aparatura e rëntgenit ishte blerë në Mal të Zi në vlerë 3, 000 DM, në spital e kishte sjell Arben Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. Në fillim shumë mjek nuk iu përgjigjen ftesës për të ndihmuar nga frika si dhe nuk e ofruan as aparaturën që ishte e domosdoshme edhe pse ua kërkuan që ta blinin kur e kuptonin se për ku dhe për çfarë qëllimi e kërkonin. Raste të tilla pati në Pejë por edhe në Prizren. Më kalimin e kohës diku ka fundi i qershorit spitali ushtarak në Irzniq filloi të merr formën e një qendre medicinale të rëndësishme për tërë territorin e Dukagjinit dhe më gjerë:

No description available.

Në Spitalin ushtarak funksionuan këto shërbime mjekësore:

• Salla e Operimit – udhëhequr nga prof. dr. Avdyl Krasniqi i ndihmuar nga Ilmi Shehu
• Laboratori – udhëhequr nga Haki Shehu më vonë nga tekniku Agim Krasniqi
• Rëntgeni – punonte Rexhep Ramosaj
• Anestezioni – i udhëhequr nga Ilir Beqiri dhe Rrustem Gashi
• Transfuzioni – i udhëhequr nga Begie Rexhbogaj – Idrizi
• Shërbimi i furnizimit me medikamente bëhej nga Adem Çekaj dhe Ilmi Shehu
• Shërbimi i veçantë i ambulancave nga mjeku Bajram Kadrija
• Stomatologjia – nga Selmon Berisha
• Gjinekologjia – nga mjeku Ilmi Shehu

No description available.

 

No description available.

Objektet apo shtëpitë që shërbyen për spitalin ushtarak në Irzniq:

• Shtabi i spitalit ishte vendosur në shtëpinë e Islam Mushkolaj
• Salla e Operacioneve dhe dhomat e pacienteve ishin vendosur në shtëpinë e Sylë Haxhi Islamaj, e cila shtëpi ishte objekti kryesor i spitalit dhe çdo hyrje dalje e personave legjitimohej.
• Materniteti dhe kontrollet për civil dhe farmacia ishin vendosur në shtëpinë e Sali A Mushkolaj
• Ordinanca e Stomatologjike ishte vendosur në shtëpinë e Mal Sh. Berishës
• Kuzhina ishte vendosur në shtëpinë e Avdyl Xh. Dodaj
• Murgu ishte vendosur në shtëpinë e Sali B. Berisha
• Strehimorja, në shtëpinë e Halil S. Berishës.

Spitali ushtarak në Irzniq udhëhiqej nga përgjegjës Adem Çeku, motër kryesore ishte zgjedhur Begie Rexhbogaj-Idrizi. Dr. Haki Shehu internist ishte vendosur në shtëpinë e Sali Mushkolajt, ndërsa shërbimi gjinekologjik ishte vendosur në shtëpinë e Izet Mushkolajt.
Selmon Berisha në shtëpinë e tij kishte vendosur aparaturën për intervenime stomatologjike.
Në Spitalin ushtarak në Irzniq kontribut të çmueshëm ka dhënë kirurgu abdominal prof. dr. Avdyl Krasniqi, dr. Rrustem Gashi anesteziolog, Baton Tahirsylaj oftamolog, mjeku Deli Haxhosaj si dhe mjeket Time Kadriaj, Ilirjana Hasaj, Ryve Loshaj.

No description available.

Kohë pas kohe në spital shkonin për të kryer intervenime të specializuara edhe mjekë të tjerë nga Peja e Gjakova, ndër të cilët më shpesh arrinin atje nëpërmjet rrugëve ilegale. Dr. Shyqri Mema -specialist i kirurgjisë maksilo-faciale, Dr. Enver Muja-ortoped, Dr. Shemsedin Muhaxheri -radiolog, Dr. Ilir Beçiri – anesteziolog, Dr. Sylë Bruqi – specialist i otorinolaringologjisë, Dr. Shpetim Robaj – anesteziolog, Dr. Ilir Tolaj, Dr. Osman Sejfiaj – kirurg maksilofacial, Dr. Deli Haxhosaj, Dr. Ymer Mekaj – transfuziolog, po ashtu me ndërmjetësimin e mjekut të praktikës së përgjithshme Dr. Pal Lekaj dhe Kishës Katolike të fshatit Novosellë komunikohet me kirurgun e njohur nga Gjakova Dr. med. Fehmi Vula i cili në ndërkohë duke e kryer misionin e vet të shenjtë kapet dhe burgoset nga forcat policore serbe.

Në Spital ishte i angazhuar një numër i madh i personelit ndihmës-teknikë medicinalë, infermiere, mami, laborantë.
Shumicën e këtij personeli e përbënin ata që kishin qenë në marrëdhënie punë në shtëpinë e shëndetit në Deçan dhe në ambulanca të fshatrave përreth si: Resmije Shala, Shqipe Çekaj, Mustafë Haxhosaj, Shqipe Berisha, Sadete Dodaj, Mimoza Ferizaj, Hedie Aliqkaj, Ajshe Dacaj, Mahije Çekaj etj.

Ushtarët apo luftëtaret e UÇK-së që u angazhuan në ruajtjen e spitalit ushtarak

Isat Q Mushkolaj, jurist i dalluar si dhe i dënuar nga regjimi i Millosheviqit për veprimtarin e tij atdhetare kishte pasur kontakte para fillimit të luftës me komandantin e ZOD Ramush Haradinaj që e kishte angazhuar në ngritje të moralit të të gjitha strukturat organizative, fillimisht si udhëheqës i shtabit të spitalit e pastaj në tërë zonën Operative aty ku e kërkonte nevoja.

No description available.

Përgjegjës për Siguri ishte emëruar Milaim Mushakolaj, absolvent elektroteknikes, i cili kishte përgjegjësi për sigurimin e spitalit me një rreze veprimi mbi 500 m.

Milazimi ishte njëherësh edhe i besueshëm i komandantit të ZO. Dukagjinit. Ai në mënyrë të shkëlqyer i sistemonte të gjithë luftëtarë e lagjes ku tashme ishte vendosur spitali, duke ua caktuar orarin dhe ditët për të shërbyer në ushtri me një përgjegjësi të lartë ushtarake dhe duke kontrolluar pothuajse çdo detal.

No description available.

No description available.

Për të ruajtur objektin e spitalit ishin ngarkuar luftëtarët me të moshuar duke filluar nga lagjja Islamaj. Të angazhuar:
• Sylë Haxhi Islamaj
• Haxhi Tali Islamaj
• Isuf Islamaj
• Islam Islamaj

Nga familja Berisha

• Mal Shabani Berisha
• Sadik Bajram Berisha
• Hasan Sadik Berisha
• Halil Sadik Berisha
• Sali S. Berisha

Nga familja Mushkolaj

• Sali A. Mushkolaj
• Izet S. Mushkolaj
• Elez Xh. Mushkolaj
• Islam A. Mushkolaj
• Miftar B. Mushkolaj
• Isuf Q. Mushkolaj
• Isat Q. Mushkolaj
• Rasim Q. Mushkolaj
• Zenel M. Mushkolaj
• Avdi M. Mushkolaj

Nga familja Dodaj

• Avdulla U. Dodaj
• Avdyl Xh. Dodaj
• Bajram S. Dodaj

Nga familja Haskaj
• Isa H. Haskaj

Nga familja Çekaj
• Miftar R. Çekaj

Pa dyshim qe territori si dhe rrugët ku të çojnë deri të spitali duhej të ishin të sigurta dhe duhej kontrolluar çdo lëvizje në këtë hapësirë me perimetër gjerë në 500 m largësi.

Ushtarët që bënin sigurimin në lagjen ku ndodhej spitali ushtarak ishin:

1. Isuf Islamaj
2. Islam Islamaj
3. Halil Berisha
4. Met Dodaj
5. Xhemajl Dodaj
6. Daut Dodaj (logjistik kuzhinë)
7. Armend Dodaj
8. Uke Dodaj
9. Shemsedin Dodaj (mekanik i armeve)
10. Mehdi Dodaj
11. Selim Dodaj
12. Naim Mushkolaj
13. Rexh Mushkolaj
14. Tahir Mushkolaj
15. Mentor Mushkolaj
16. Iber Mushkolaj
17. Izet Mushkolaj
18. Smail Mushkolaj
19. Shkelzen Mushkolaj
20. Selmon Mushkolaj
21. Lah Mushkolaj
22. Keq Mushkolaj
23. Rasim Mushkolaj, i cili angazhohej edhe në vija të frontit si snajperist.
24. Fisnik Mushkolaj, i cili kishte marrë detyrën edhe të policit ushtarak i UÇK-së në fshat.
25. Avdi Mushkolaj
26. Bekim Mushkolaj
27. Leonard Haskaj
28. Labinot Çekaj

Për një kohë edhe disa të ardhur nga fshatrat tjera që ishin strehuar në familjet ku tashme ishte vendosur spitali u angazhuan në sigurim si Shpend Tolaj nga Lloqani që ishte vendosur te miku Isa H. Haskaj, pastaj Dem Hulaj dhe Zymber Hulaj.

Për nevoja të spitalit ushtarak fillimisht ushqimi u sigurua nga lagjet që përfshinë Kodrën e Dodës si: Dodaj, Berisha, Mushkolaj dhe Islamaj. Çdo shtëpi e përgatiti ushqimin ditor duke vendosur rend më rrotacion ditor e më vonë u përgatit kuzhina për përgatitjen e ushqimit. Po ashtu u ngarkua me detyrë Daut Dodaj që të siguron furnizimin për nevojat e spitalit duke iu siguruar mjete financiare nga vet Ramush Haradinaj.

Për të pasur ushqim sa më kualitet për të plagosurit u formua edhe kuzhina ku u caktua kuzhinieri Tahir O. Çekaj. Ndërsa buka sigurohej nga disa furra të fshatit e që ishin furrat e familjeve të Ramiz Dervishajt ku gatuante e shoqja Fehmije, ndërsa te mësuesi Gani Balaj gatuante reja Hamide si dhe familja e Gani T. Çekajt ku gatuante e shoqja Sanije. Ne këto furra familjare piqnin më qindra bukë çdo ditë për nevoja të spitalit si dhe për ushtarët e fshatit që gjendeshin në vijat e para të frontit në fshatin Carrabreg i Ultë tek vendi i ashtuquajtur Gërdaja. Hamide Balaj, Fehmije Dervishaj dhe Sanije Çekaj janë këto tri heroinat që asnjëherë nuk thanë u lodhem por gatuan me qindra e qindra bukë për luftëtarët. Ndërsa e shoqja e Adem Isufit Nefe (Lokaj) Haskaj edhe pse s’ishte mirë me shëndet u përkujdes për eprorin e lartë të UÇK-së Naim Malokun dhe ushtarin Ardian Maloku nga komuna e Klinës gjerë më 10 gush 1998.

No description available.

Projektet dhe punimet për krijimin e një strehimorja nëntokësorë fillimisht i udhëhoqi inxh. Beqir M. Berisha e më pas, pas angazhimit të tij si komandant kompanisë së parë për moshat 18 deri 35-vjeçare në fshat, punimet erdhi dhe i vazhdojë inxh. Musa Islamaj po ashtu banor i kësaj lagjeje.

Ne punime tek strehimorja punuan mjeshtrit nga i gjithë fshati nen siguri dhe konspiracion shumë të lartë. Ishte model si të veprojnë edhe zonat tjera duke vizituar si komandat Mujë Krasniqi – KAPUÇI, komentonin Xhelal Hajda – TONI dhe Selajdin Mullabazin – MICI.

Ishin investuar mijëra marka për ketë strehimore, mirëpo nuk u përfundua ashtu siç u planifikua për shumë arsye.

Në fshatin Irzniq përveç spitalit ushtarak në Kodër të Dodës disa të plagosur u vendosen edhe nëpër disa shtëpi, ku atyre për shërbime mjekësore u gjinden edhe motrat medicinale si Hedie Aliqkaj, Ajshe B. Dacaj etj. Në lokalin e Musë H. Haskaj ishin vendosur disa të plagosur. Vlen të ceket Qërim Gjocaj, i cili ishte i plagosur.

Në fshat punonte edhe barnatorja me punëtoren Mahije Çekaj dhe Drita T. Dacaj. Një kontribut të posaçëm dhanë edhe shumë të reja dhe nuse të këtij fshati duke dhuruar gjak për qindra të plagosur, pra duke i kursyer luftëtarët e UÇK-së që të jenë sa më të fuqishëm në luftë me forcat serbe.

Duhet veçuar Ajshe Mushkolaj e cila pa hezitim në mesnatë dhuroi gjak për eprorin e lartë të UÇK-së, Adem Ukëhaxhaj, vetëm që ai të shpëtonte.

Fshati Irzniq që nga 24 marsi gjerë më 11 gusht të vitit 1998 ishte shndërruar në një fshat të dhimbjes dhe krenarisë, sepse në këtë fshat ndërruan jetë shumë trima të UÇK-së, si Adem Ukëhaxhaj më shokë. Por u shëruan e lanë gjymtyrët e trupit qindra pjesëtarë të UÇK-së si veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Binak Dinaj, i cili ishte plagosur në betejën e Loxhës dhe shumë luftëtar që i shëruan plagët për t’u rikthyer përsëri në radhët e UÇK-së si Shaqiri Krasniqi, Naimi Maloku e shumë shokë të tjerë.

Spitali punonte 24 orë pa ndërprerë vetëm për të shpëtuar jetët e pjesëtarëve të UÇK-së. Në këtë spital janë kryer mbi 700 ndërhyrje kirurgjike të të plagosurve, janë trajtuar më mijëra raste të sëmundjeve të ndryshme nga popullsia civile. I tërë shërbimi mjekësor si dhe barnat që jepeshin nga ky spital deri më 11 gusht 1998 ishin falas. Pas ofensivës së gushtit u dashtë të largohet i gjithë stafi me të plagosurit.

Autor: Ismet Haskaj

P.S / Për çdo sugjerim apo plotësim, mirëpres bashkëpunimin tuaj.

Prishtinë, 22 prill 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Përgjithshme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka…