Aty ku kufizohej 40, voziti 110 km/h, gjobë 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje

20 mars 2023 | 08:59

Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri.

Ai është gjobitur 500 euro, me pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor  zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani,…