Aty ku serbët kryen krime ndaj boshnjakëve, huliganët ndezën fishekzjarre dhe nderuan Mladiqin

10 janar 2024 | 08:38

Huliganët nga Beogradi mbrëmë ishin të pranishëm në festën antikushtetueshe të Republikës Serbe në Bosnjë-Hercegovinë.

Gazetari i njohur boshnjak Jasmin Mujanoviq ka publikuar pamje të këtyre huliganëve të cilët thotë se janë nga grupi Red Star.

Sipas gazetarit, ata kanë organizuar ndezjen e mjeteve piroteknike nga ura e Mehmed Pasa Sokoloviq në Visegrad që ndodhet në Bosnjën Lindore, që njihet ndryshe si vendi i ekzekutimeve masive gjatë gjenocidit serb mbi popullin boshnjak gjatë luftës në BeH.

“Aty ata brohorisnin duke thirrur emrin e njeriut që kreu gjenocid, Ratko Mladiq. Kështu ndodh glorifikimi i gjenocidit”, ka shkruar gazetari Mujanoviq.

X (twitter.com)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka rikthyer maskat në spitale dhe qendra shëndetësore pas…