‘Atyre që na rrëzojnë 5 me 4’, Kurti i kërkon 500 mijë vota kundër Gjykatës Kushtetuese
09 janar 2025
| 14:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka vizituar Podujevën, ku ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.
Kurti ka pasur një kërkesë interesante për qytetarët.
Në fjalën e tij, Kurti ka kërkuar 500 mijë vota si përgjigje ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Por gjërat shkojnë hala më mirë nëse me datën 9 shkurt atyre që na e rrëzojnë pesë më katër, ju përgjigjemi me 500 mijë vota për subjektin tonë politik”, ka thënë Kurti.