Aubameyang: Puna ime në Premier Ligë nuk ka përfunduar ende

02 shtator 2022 | 13:01

Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer në Premier Ligë, por kësaj radhe do të djersitë fanellën e Chelseat.

“Jam vërtet i lumtur. Është  nder të jem pjesë e këtij ekipi dhe mezi pres të filloj. Puna ime në Premier Ligë nuk ka përfunduar ende, prandaj është shumë mirë të kthehem. Jam i emocionuar”, ka thënë Aubameyang. Sulmuesi gabonez u largua nga Arsenali për t’u transferuar te Barcelona, por përvoja e tij në Spanjë ishte shumë e shkurtër, ku regjistroi 24 ndeshje dhe shënoi 13 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën do t’ia mësyjë…