Aubameyang si Xhaka, Arsenali gati t’i heqë shiritin e kapitenit

14 dhjetor 2021 | 12:59

Kapiteni i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang nuk ishte i grumbulluar me pjesën tjetër të skuadrës për sfidën me Southamptonin. Sipas trajnerit, Mikel Arteta, ky vendim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave në mënyrë të përsëritur nga ana e lojtarit.

Në këto rrethana Aubomeyang mund të humbasë edhe shiritin e kapitenit, teksa por jo vetëm kaq, sulmuesi mund të largohet nga Arsenali që në merkaton e janarit, sepse veprime të tilla zor të pranohen nga pjesëtaret e klubit.

Kjo nuk është hera e parë që Aubameyang bëhet problem për shkeljen e tij jashtë fushe, pasi dhe në muajin mars e njëjta situatë u krijua me sulmuesin. Mbetet për tu parë nëse do të marrë një zgjidhje kjo situatë e krijuar apo merkato e janarit do të jetë  dhe vendimtare në largimin e Aubameyang.

Në fakt Arsenali nuk po arrin të gjejë një lider në skuadër që të mbajë shiritin e kapitenin dhe peshën që ai mban, sepse një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me lojtarin shqiptar Granit Xhaka i cili e ka mbajtur edhe ai shiritin e kapitenit, por pas një përplasje me tifozët, klubi vendosi t’ia heqë atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se është duke…