Aubameyangi: Arsenali mund ta fitojë Evropa Ligën
22 shtator 2018
| 11:09
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Evropa Ligës kundër Vorskla Poltavas, kurse është shfaqur optimist se Arsenali mund të triumfojë në këtë garë.
“Jam shumë i lumtur që jemi përsëri në këtë garë dhe ne e synojmë finalen, natyrisht. Mendoj se luajtëm mirë në fillim të pjesës së parë dhe në fillim të së dytës. Ne shënuam katër gola”, ka thënë Aubameyang.