Aubameyangu nuk largohet nga Barça
11 gusht 2022
| 15:08
Xavi Hernandez nuk e ka pranuar ofertën e Chelseat për transferimin e sulmuesit Pierre Emerick Aubameyang.
Londinezët kishin shprehur interesim për sulmuesin gabonez dhe mesfushorin Frenkie de Jong dhe thuhej se ishin afër zyrtarizimit të tyre. Mirëpo, sipas “AS”, Aubameyang do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, pasi që ai është pjesë e planeve të teknikut spanjoll.