Aubameyangu përjeton tmerrin nga hajdutët
Pierre-Emerick Aubameyang dhe familja e tij kanë përjetuar një tmerr të vërtetë teksa në orën 1 të mëngjesit, kur futbollisti dhe të afërmit e tij ndodheshin në shtëpi, disa persona me kapuça dhe armë, kanë kërcënuar dhe më pas dhunuar sulmuesin e Barcelonës.
Personat, ende të paidentifikuar, janë futur nga kopshti i shtëpisë ku i kanë vendosur armën në kokë sulmuesit nga Gaboni, më pas kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të dhe bashkëshorten e tij duke i kërkuar t’i tregonin se ku ndodhej kasaforta. Autorët, pasi kanë marrë atë që dëshironin, para dhe shumë bizhuteri, janë larguar nga shtëpia e Aubameyang me një Audi A3.
Autoritet lokale janë vënë në ndjekje të autorëve, por pa mund të bëjnë identifikimin apo ndalim e tyre. Aubameyangu nuk është një rast i izoluar në radhët e Barcelonës pasi më herët pre e hajdutëve kanë rënë edhe Jordi Alba, Pique e Semedo, ndërsa edhe Leawndowskit pak ditë më parë i vodhën orën pranë stadiumit “Camp Nou”.