“Audi” në Gjermani gjobitet me 800 milionë euro
17 tetor 2018
| 12:30
Prodhuesi i automjeteve Audi, është dënuar nga Prokuroria e Mynihut me gjobë prej 800 milionë euro për shkak të dështimeve në automjetet dizel.
Në deklaratën e Grupit Volkswagen që brenda saj përfshin markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat, Skoda, Bugatti, Scania dhe Man, thuhet se Prokuroria ka vendosur për një vendim administrativ për shkak të devijimeve në kërkesat rregullatore në disa automjete dizel V6 dhe V8 të prodhuara ose të shpërndarë nga Audi AG dhe kompania ka pranuar që ta paguajë këtë.
Ndërkohë shefi ekzekutiv i Audi, Rupert Stadler, ishte arrestuar në muajin qershor i dyshuar se ka errësuar provat në kuadër të hetimit për skandalin e dizelit.