Audio-incizimi me Radoiçiqin, Kastrati: Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt
11 tetor 2024
| 13:41
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se ka mbetur i befasuar me narrativën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, të mohimit rreth audio-incizimit me Milan Radoiçiqin.
Ai ka thënë se Kusari-Lila e ka krijuar një imazh të një politikane qesharake.
“Mbeta i befasuar me narrativën e saj dje të mohimit të situatës me përdorimin e fjalëve të saj. Është bërë arkitekte e situatës së vetë. 100 vetë po e shohin që ke folur, veç ajo e ka parë një situatë tjetër. Mimi dje ishte në kanalizim deri në fyt dhe me buzëqeshje që refuzonte të pranojë veprimin dhe pasojat e saj. Kjo shkollë është e Albinit”, ka thënë Kastrati.