
Auditori i Përgjithshëm dorëzon në Kuvend raportin vjetor të performancës për vitin 2020
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, të premten është pritur në takim nga kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (KBPT), Armend Muja.
Osmani e ka informuar Mujën për finalizimin e procesit të auditimit për sezonin 2020/21 dhe për vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar ZKA-ja në realizimin e planit të auditimit.
Ata kanë biseduar për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet ZKA-së dhe KBPT-së me qellim që rezultatet e auditimit të përmirësojnë qeverisjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm/Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës edhe raportin vjetor të performancës për vitin 2020.
Raporti Vjetor i performancës përmban informata të rëndësishme rreth performancës së institucionit të Auditorit të Përgjithshëm në përmbushjen e obligimeve të tij kushtetuese e ligjore, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).
Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2020 mund ta gjeni këtu.