Auditori i Përgjithshëm viziton Gjykatën Evropiane të Auditorëve
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Ilir Salihu, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane të Auditorëve (ECA) në Luksemburg, ku u takuan me kryetarin e ECA-së, Klaus Hainer Lehne.
Sipas një njoftimi për media të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, në këtë takim është biseda është fokusuar në vazhdimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në nivel profesional.
Po ashtu, temë e bisedimeve ishte edhe pjesëmarrja e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës (ZKAK) në programet dhe aktivitetet e institucioneve evropiane të auditimit.
Auditori i Përgjithshëm, Osmani, ka uruar Lehne për emërimin e tij edhe për një mandat tjetër si president i ECA-së dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë ZKAK-së, veçanërisht për ofrimin e mundësive për auditorë e ZKAK-së që të marrin pjesë në programet e praktikës profesionale.
Sipas këtij njoftimi, kjo paraqet një mundësi shumë të mirë për auditorët e ZKAK-së që të njoftohen me praktikat e mira evropiane për auditim dhe të mësojnë drejtpërsëdrejti nga ekspertët e ECA-së.
Presidenti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Klaus Hainer Lehne i ka vlerësuar të arriturat e ZKAK-së dhe rikonfirmoi mbështetjen e ECA-së për ZKAK-në si në zhvillimin e kapaciteteve profesionale ashtu edhe në përfshirjen e ZKAK-së në programet e organizimet rajonale dhe evropiane të auditorëve.
/Epoka e re/