Auditorja e Përgjithshme e Kosovës pritet në takim nga homologu i saj në Uells

29 janar 2025 | 16:12

Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, të mërkurën vizitoi Zyrën Kombëtare të Auditimit të Uellsit.

Ajo u prit nga Auditori i Përgjithshëm i Uellsit, Adrian Crompton, dhe bashkëpunëtorët e tij, ku shprehën përkushtimin për të promovuar transparencën dhe integritetin në menaxhimin e financave publike, duke vendosur bazat për një partneritet të fortë e afatgjatë.

Me këtë rast Spanca shprehu mirënjohjen për mikpritjen dhe interesimin nga homologu i saj për ndërtimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Duke prezantuar punën dhe arritjet e ZKA-së përmes një pasqyre të shkurtër të punës dhe arritjeve, përfshirë avancimin e metodologjisë së auditimit, dixhitalizimin e procesit të auditimit, etj, ajo ceku edhe rëndësinë e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe ndarjes së praktikave më të mira, duke sjellë kështu përfitime të ndjeshme për qytetarët.

Auditori i Përgjithshëm i Uellsit, Crompton vlerësoi punën dhe përkushtimin e ZKA-së në promovimin e qeverisjes së mirë dhe theksoi gatishmërinë për të forcuar partneritetin mes dy institucioneve. Ai theksoi se shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës do t’u ndihmojë të dyja institucioneve në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e standardeve të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet shtetërore janë vënë në lëvizje për mbarëvajtjen e procesit…