Auditorja e Përgjithshme merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mori pjesë në konferencën dyditore të Bankës Botërore “Rishikimi i shpenzimeve si mjet për fuqizimin e qeverisjes lokale në Ballkanin perëndimor”, mbajtur më 3 dhe 4 prill në Vjenë të Austrisë dhe mbështetur nga Fondi i Mirëbesimit të Bashkimit Evropian për fuqizimin e qeverisjes fiskale në Ballkanin Perëndimor.
Konferenca e mirëpritur solli në një vend zyrtarë të lartë të politikës fiskale, buxhetimit, përfaqësues të Bankës Botërore, Komisionit të Evropës, OECD, institucioneve supreme të auditimit, ministrive të Financave nga Ballkani perëndimor, përfaqësues përkatës të shteteve të Bashkimit Evropian si dhe partnerë të tjerë që praktikojnë rishikimin e shpenzimeve si mjet.
Qëllimi i aktivitetit qe gjenerimi dhe shkëmbimi i përvojave me qasje praktike për disenj, kryerje dhe zbatim të rezultateve të rishikimeve të shpenzimeve si dhe integrimi i tyre në proceset buxhetore.
Konferenca u hap nga Xiaoqing Yu, drejtor i Bankës Botërore në vend dhe Uwe Stamm, kryesues i njësisë DG EFCIN nga Komisioni Evropian.
Zhvilluar në panele të ndryshme, kishte kontribute nga përfaqësues të lartë nga Ministria e Financave në Danimarkë, Autoriteti i Pavarur Fiskal i Spanjës, Ministria e Financave në Holandë, Ministria e Financave e Estonisë si dhe ajo e Sllovakisë.
Paneli në përmbyllje trajtoi sfidat përkatëse të rishikimit të shpenzimeve në Ballkani Perëndimor, ndërsa Republika e Kosovës qe përfaqësuar nga Salvador Elmazi, drejtor i Departamentit të Buxhetit nga Ministria e Financave.