Auditorja e Përgjithshme prezantoi rezultatet e pesë raporteve të auditimit të performancës për sezonin auditues 2023/2024

13 mars 2024 | 16:20
Në konferencë për media Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca sot prezantoi gjetjet kryesore dhe rekomandimet e pesë raporteve të auditimit të performancës për sezonin auditues 2023/2024 si:
  1. “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”;
  2. “Menaxhimi i licencave në Komisionin e Pavarur për Media”;
  3. “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”;
  4. “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021”; si dhe
  5. “Procesi i Dokumentimit, Vlerësimi dhe Verifikimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale për vitin 2020”.

Znj. Spanca sërish ftoi të gjitha institucionet e audituara të bashkëpunojnë ngushtë me ZKA-në për zbatimin e rekomandimeve të dhëna, duke i pranuar ato si kontribut serioz me qëllim kryesor përmirësimin e menaxhimit të parasë publike dhe cilësisë se shërbimeve të ofruara.

“Unë dhe i gjithë personeli i Zyrës Kombëtare të Auditimit, në përputhje me mandatin e përcaktuar kushtetues dhe ligjor vazhdojmë të jemi të gatshëm të ndihmojmë në adresimin sa më efikas të rekomandimeve të dhëna në të mirë të interesit publik”, deklaroi ajo.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, informoi mediat edhe për Planin vjetor të auditimit për sezonin audituese 2023/2024 dhe paralajmëroi se rezultatet e para për auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë, për këtë sezon pritet të publikohen nga muaji prill 2024.

Për më shumë informata: https://tinyurl.com/34m9rekz

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit pësoi humbje nga Fushë Kosova (2-0). Trajneri…