Auditorja e Përgjithshme priti në takim përfaqësuesit e Këshillit për Raportim Financiar

25 mars 2022 | 16:32
Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, dhe Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Qerkin Morina, të premten kanë pritur në takim kryesuesin e Këshillit për Raportim Financiar, Nexhat Kryeziu, dhe anëtarin Alban Lufi.
Përfaqësuesit e Këshillit për Raportim Financiar i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Financave kanë uruar znj. Spanca për marrjen e detyrës dhe i kanë dëshiruar suksese në realizimin e mandatit kushtetues dhe ligjor.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e të dyja institucioneve kanë biseduar për përvojat e tyre rreth auditimeve, posaçërisht auditimeve të Ndërmarrjeve Publike si dhe për kornizën e raportimit financiar.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, dhe kryesuesi i Këshillit për Raportim Financiar, Nexhat Kryeziu, kanë vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve si dhe kanë shprehur përkushtimin e tyre për avancim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet me Spanjën në Barcelonë, në stadiumin…