Auditorja e Përgjithshme takohet me drejtoreshën e projektit të USAID ‘Integriteti i komunave të Kosovës me ekspertë’

11 korrik 2024 | 15:48

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, së bashku me zëvendësauditorin e Përgjithshëm, Bezad Halilaj, dhe drejtoreshën e Departamentit për Çështje Ligjore dhe Kundër Mashtrimit, Minire Begaj-Balaj, priti në takim drejtoreshën e projektit të USAID “Integriteti i Komunave të Kosovës” (KMI), Aferdita Mekuli si dhe Ruzhdi Zeqiri, Udhëheqës i objektives 1 dhe Vlora Isufi eksperte.

Qëllimi i takimit ishte njohja për së afërmi me aktivitetin e projektit për qeverisjen e sistemeve të TI-së, e që ka të bëjë me bazën e të dhënave për rastet e identifikuara me elemente të mashtrimit të mundshëm.

Në takim është diskutuar edhe progresi i arritur deri tani si dhe angazhimet në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderja në mërgim e Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya,…