![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/Prakuraitis.jpg)
Audrius Prakuraitis emërohet trajner i KB Bashkimi
KB Bashkimi është bërë me trajner të ri. Prizrenasit kanë njoftuar sot se e kanë angazhuar trajnerin nga Lituania, Audrius Prakuraitis. Ky i fundit e njeh mirë basketbollin e Kosovës për faktin se në edicionin 2016/17 e kishte fituar titullin dhe Kupën e Kosovës.
“Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i Kupës në Kosovë. Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizerenase.
Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:
Të dashur qytetar,
Të nderuar simpatizant të KB Bashkimi,
Për të ngritur nivelin e lojës së ekipit tonë, kryesia e KB Bashkimi ka vendosur që ekipit tonë t’i bashkohet një trajner kampion dhe fitues i Kupës në Kosovë.
Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur nga Lituania, Audrius Prakuraitis, me të cilin synojmë suksese të mëdha me ekipin tonë. Prakuraitis në sezonin 2016/17 pati dominuar plotësisht në basketbollin kosovar, duke fituar titullin dhe kupën me Prishtinën dhe e njeh shumë mirë ligën tonë.
Ai ka karrierë të suksesshme edhe në Rumani, Estoni, Ukrainë dhe Bahrein. Aftësitë e tij për ta drejtuar ekipin drejt sukseseve, e bëjnë të veçantë trajnerin e njohur nga Lituania. Prakuraitis gjatë këtyre ditëve do të jetë në Prizren.
Mirësevjen coach Prakuraitis!
Na priftë e mbara!??