Augsburgu: Asnjë ofertë konkrete nuk e kemi për Berishën
Drejtori sportiv i Augsburgut, Stefan Reuter ka bërë me dije se ende nuk kanë marrë asnjë ofertë konkrete për Mërgim Berishën.
Sulmuesi kosovar u ble nga klubi i Bundesligës pak javë më parë nga Fenerbahçe për 4 milionë euro, ndërsa e kaloi sezonin e fundit në formë huazimi nga Fenerbahçe.
“Ne ishim të qartë kur diskutuam me lojtarin, me të cilin erdhëm në përfundim se do të flasim nëse ai vjen tek ne me dëshirën që ta ndërrojë ekipin dhe nëse ka oferta konkrete. Për momentin nuk ka kërkesa konkrete, kështu që Mërgim Berisha do të rikthehet për të ushtruar pas kampit stërvitor, kur të kompletohet rehabilitimi i tij”, ka deklaruar Reuter për “Augsburger Allgemeine”.
Augsburgu i kërkon 20 milionë euro që ta lë Berishën të largohet gjatë kësaj vere. Futbollisti nga Suhareka mund të transferohet në Werder Bremen si zëvendësues i Niclas Fullkrug, nëse ky i fundit do të largohet nga klubi gjelbër e bardhë.