Augsburgu befason Dortmundin
26 shtator 2020
| 17:39
Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë në Bundesligë, duke u mposhtur 2:0 nga Augsburg, në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit gjerman. Për vendasit e Augsburg, kjo ishte fitorja e dytë, në po kaq ndeshje.
23 Felix Uduokhai në minutën e 40’, i dha epërsinë e parë Augsburgut. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Daniel Caligiuri, që shënoi në minutën e 52’.
Në xhiron e ardhshme, Dortmund në shtëpi pret Freiburgun, ndërsa Augsburg udhëton për t’u takuar me Wolfsburg.