Augsburgu shkarkon trajnerin
10 mars 2020
| 17:07
Martin Schmidt nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Augsburgut. Skuadra gjermane nuk e ka kapërdirë mirë humbjen në “Allianz Arena” ndaj Bayernit dhe ka vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me Schmidtin.
Ky i fundit deklaroi pas ndeshjes me kampionët se skuadra e tij ishte e pafuqishme ndaj një kundërshtari si Bayerni.
“Nuk mund të bësh më shumë këtu në Munchen ndaj një skuadre të tillë. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, por kaq është mundësia jonë”, kishte deklaruar Shmid.