Augsburgu synon ta shesë Berishën pesë herë më shtrenjtë se sa e bleu
03 korrik 2023
| 13:02
Mërgim Berisha ka shkëlqyer me fanellën e Augsburgut në edicionin e kaluar duke regjistruar 23 ndeshje në Bundesliga, kurse realizoi nëntë gola dhe dhuroi katër asistime.
Augsburgu e kishte në huazim nga Fenerbahçe, lojtarin me prejardhje shqiptare dhe vendasi ta blejë kartonin e tij. Klubi gjerman e bleu për katër milionë euro kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Gjermanisë, derisa tash po synon ta shesë për 20 milionë euro.
Revista gjermane “Kicker” ka raportuar se për Berishën interesim ka treguar skuadra e Wolfsburgut.