Aulona Syla kandidatja më e votuar në Komunën e Shtimës nga të gjitha subjektet politike

23 shkurt 2025 | 22:27

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së Aulona Syla, ka arritur që të marrë rreth 10 mijë vota.

Syla ka falënderuar votuesit e saj dhe ka thënë se do të vazhdoj ta jap kontributin e sajë në të mirë të shoqërisë, duke qenë aktive kështu në jetën politike.

Sot, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush që ishte pjesë e këtij rrugëtimi, sepse të kesh mbështetjen e rreth 10,000 votuesve do të thotë shumë, e mbi të gjitha kundrejt moshës dhe përvojës arrita të dal kandidatja më e votuar nga të gjitha subjektet politike në Komunën e Shtimes”.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Kosovës dhe bashkëvendas të Komunës së Shtimes.

Sot, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush që ishte pjesë e këtij rrugëtimi, sepse të kesh mbështetjen e rreth 10,000 votuesve do të thotë shumë, e mbi të gjitha kundrejt moshës dhe përvojës arrita të dal kandidatja më e votuar nga të gjitha subjektet politike në Komunën e Shtimes.

 

Faleminderit për besimin, për mbështetjen dhe për përkushtimin tuaj të palodhur gjatë gjithë fushatës.

E në veçanti njeriun tim të zemrës Adhurimin.

Çdo takim, çdo bisedë dhe çdo dorështrëngim ka qenë një pasuri e madhe për mua.

 

Pata fatin të njihem me njerëz të jashtëzakonshëm nga profesione të ndryshme, të cilët më hapën dyert dhe zemrat e tyre. Gjatë këtij udhëtimi, dëgjova hallet dhe sfidat e përditshme të qytetarëve tanë, punëtorë, të rinj, familjarë të dëshmorëve, invalidë, veteranë, ish të burgosur politik, polic, ushtarë dhe shumë të tjerë që ndajnë të njëjtin vizion për një Kosovë më të mirë.

Edhepse fushata ka përfunduar dhe nuk arrita që të bëhem pjesë e kuvendit, angazhimi im politik për një të ardhme më të ndritur për vendin tonë nuk ndalet këtu. Ky rrugëtim më ka mësuar shumë dhe më ka bërë edhe më të vendosur që të vazhdoj të punoj për mirëqenien dhe zhvillimin e Kosovës.

Ju falënderoj nga zemra për çdo moment që kemi ndarë së bashku, për çdo fjalë mbështetjeje dhe për çdo mund që keni dhënë.

E në fund, si qershi mbi tortë si kryetare e RDK-së në Shtime dua të falenderoj të rinjtë e Shtimes, që ishin mbështetja ime më e madhe e angazhimit tim gjatë gjithë fushatës. Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Friedrich Merz i thotë panelit të debatit televiziv pas zgjedhjeve…