Aurela Gaçe sfidon të gjithë këngëtarët, këndoi live në sheshin “Skënderbej”
Festa e madhe e Digitalb vazhdoi më orë të tëra pak ditë më parë në sheshin “Skënderbej”, duke u mbyllur pas mesnate. Në skenën e madhe të ditëlindjes se Digitalb u ngjitën këngëtarë të ndryshëm të famshëm, por dhe personazhe, të cilat të gjithë i njihni nga transmetimet e kësaj platforme.
15 korriku nuk ishte një ditë normale në kryeqytet. Nuk mund të ishte e njëjta, pasi platforma televizive që mbledh gjithë shqiptarët shënoi plot 15 vjet që nga koha e krijimit të saj. Në koncertin madhështor në sheshin “Skënderbej” u ngjitën emra të njohur të muzikës shqiptare, për ta bërë 15 korrikun një datë të paharrueshme.
Elvana Gjata, Ronela Hajati, Young Zerka, Lyrical Son, Mc Kresha, Ledri Vula, Vedat Ademi, Alban Skënderaj, Ylli Limani etj., ishin disa nga këngëtarët që ngritën në këmbë publikun kryeqytetas me performancat e tyre energjike.
Por ndërkohë që shumica e tyre u kishin dhënë rëndësi performancave në skenë duke u paraqitur me playbac, ndryshe ndodhi me Aurela Gaçen. E sigurt në skenë dhe e sprovuar duke qenë se këndon çdo fundjavë në club-in e saj, Aurela ishte e vetmja që këndoi live në këtë koncert.
Fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar familjarisht në backstage më vajzën e madhe dhe bashkëshortin e saj menaxher, Skerdin. Nuk është hera e parë që vajza i qëndron afër në skenë, duke u përgatitur kështu për të qenë një këngëtare e ardhshme./panorama/.