Aurela Imeraj transferohet te Valerenga

24 shkurt 2025 | 17:13

Futbollistja e Kombëtares U19 të Kosovës ka bërë hap të madh në karrierën e saj.

Imeraj 17-vjeçare i është bashkuar klubit të njohur nga Norvegjia, Valerenga Fotball Damer, i cili merr pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Imeraj te Valerenga është transferuar nga Lillestrom Kvinner kurse e përfaqëson Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Pasi ka luajtur për gjeneratat U15 dhe U16 të Norvegjisë, Imeraj i është bashkuar Kosovës, fillimisht me ekipin U17 pastaj edhe me ekipin U19.

Imeraj është me prejardhje nga Suhareka por ka lindur në Norvegji ku edhe e ka nisur karrierën e saj si futbolliste prej të cilës pritet shumë në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se…