Auron Syla, fiton të bronztën në kampionatin mesdhetar në mundje
01 nëntor 2021
| 08:06
Syla rrethin e parë e kaloi pa luftë teksa fitoren e parë e regjistroi ndaj kundërshtarit nga Shqipëria.
Më pas u eliminua nga garuesi grek, teksa në luftën përmisuese për medaljen e bronztë e mposhti mundësin nga Portugalia në kategorinë deri në 86 kilogramë. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë mbi 20 shtete me 250 garues.Teksa përveq Auronit medalje të bronztë fitoi edhe Egzon Xhoni, teksa Kosovën e përfaqësuan edhe Fatlum Braka dhe Bleonit Bytyqi.