Aurora Kryeziu e fiton të drejtën e paraqitjes për Kosovën

06 tetor 2023 | 16:00

Aurora Kryeziu tashmë është portiere e Përfaqësueses së Kosovës në Hendboll. Të premten 19-vjeçarja e fitoi të drejtën e paraqitjes së Kosovës pasi përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit.

Për afrimin e Kryeziut në përfaqësuese, zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke përfshirë shtabin teknik, kanë punuar gjatë. Ajo është zhvilluar si portiere në Gjermani, ku vazhdon të paraqitet ende. Vlerësohet me potencial të madh, ndërsa këtë vit e udhëhoqi skuadrën Blomberg-Lippe drejt titullit të kampionit të Gjermanisë te junioret.

Tani Aurora ka vendosur të dëshmohet te senioret dhe ka zgjedhur një skuadër të kategorisë së tretë. Aurora Kryeziu do të debutojë javën e ardhshme ndaj Danimarkës. Mirëseardhje në Përfaqësuesen e Kosovës, Aurorës të premten i dëshiroi selektori Agron Shabani, që ka vlerësuar lart potencialin e portieres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi është…