Australi, zbulohet testi i gjakut që vëren kancerin e lëkurës
19 korrik 2018
| 10:36
Hulumtuesit australianë kanë bërë me dije të mërkurën se kanë zbuluar një test të gjakut për fazat fillestare të kancerit të lëkurës, duke e cilësuar të njëjtin si pikë kthese që mund ta shpëtojë jetën e shumë personave.
Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan kanë thënë se testi i ri mund t’u ndihmojë doktorëve ta zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut.